VIVECRYL ELASTIC ECO

VIVECRYL ELASTIC ECO

VIVECRYL ELASTIC ECO është bojë akrilike shumë elastike që hidroizolon në mënyrë të përsosur muret e jashtme nga lagështia. Ajo mbulon plotësisht të gjitha vijat e holla ekzistuese, çarjet e vogla dhe shfaq rezistencë të jashtëzakonshme ndaj bymimit dhe tkurrjeve të sipërfaqes, duke ruajtur elasticitetin e saj midis - 20 ° C deri 80 ° C. Është e përshtatshme për çdo lloj sipërfaqeje të re ose të vjetër, duke formuar një siperfaqe elastike të papërshkueshme nga uji dhe jashtëzakonisht të qëndrueshme. Ajo ofron një sipërfaqe mat dhe ngjyrat e saj mbeten të njejta për shumë vite. VIVECRYL ELASTIC ECO është bojë e çertifikuar nga AFNOR dhe plotëson kriteret e Bordit EKOlogjik të Bashkimit Europian. Është në dispozicion në të bardhë dhe në numër të pakufizuar të ngjyrave përmes sistemit të ngjyrosjes së VIVECHROM.

Tharja: 3 ore 
Mbulimi:11m2/l