Krijoni një ide për lyerjen e dhomave të përbashkëta të gjumit për fëmijët tuaj
Nëse keni një dhomë gjumi për fëmijë dhe kërkon ndarje,Faben është këtu për t'ju ndihmuar.
Zgjidhni dy ngjyra per lyerjen e dhomave të gjumit për fëmijë.
Para se të filloni të lyeni, duhet të zgjidhni dy nuanca ngjyrash të ndara që do të ndihmojnë në veçimin e secilës anë të dhomës. Këto mund të jenë ngjyrat e preferuara të fëmijëve tuaj që tregojnë hapësirën e tyre. Sigurohuni që ngjyrat të krijojnë një kontrast të bukur me njëra tjetrën.
Lyeni murin me vija.
Ka shumë ide për ndarjen e dhomave të gjumit që mund të provoni. Ne ju sugjerojmë vijat diagonale shumëngjyrëshe! Ato përvecse do të ndajnë hapësirën do e bëjnë dhomën të duket më e madhe.. Mos harroni të lyeni secilën anë me vija në dy ngjyra të kundërta për të bërë ndarjen e dhomës.
Përdorni aksesore në tone të ngjashme.
Pasi të keni mbaruar lyerjen, është koha për prekjet e fundit. Dekori i dhomës së gjumit për fëmijët tuaj duhet të përshtaten me ngjyrat që keni zgjedhur për të dyja anët e dhomës. Ju mund të përdorni printime ose jastëkë të personalizuar për hapësirën e secilit fëmijë.
Postimet e Fundit
Si të lyejmë dollapët e kuzhinës?
- 2021-11-08